Peugeot planifikon 508 Sport hibrid në përgjigje të Audi S4

Auto

Peugeot planifikon 508 Sport hibrid në përgjigje të Audi S4

Më: 6 maj 2019 Në ora: 17:45
Peugeot

Kompania franceze ka ambicien të bëhet një konkurrent i Audi, Mercedes, BMW dhe markave të tjera premium në sedanët sportivë.

Peugeot njoftoi këtë me konceptin e 508 Sport Engineered në Gjenevë në mars, dhe Automobile Magazine paralajmëron modelin serik për vitin 2020.

Me sa duket, Peugeot 508 sportiv do të jetë një hibrid me një kombinim turbo-benzinë 1.6 litra me 200 kuaj fuqi dhe dy motorë elektrikë, një me 110 kuaj fuqi në boshtin e përparmë dhe tjetri me 200 kuaj fuqi në boshtin e pasmë.

Kjo do t'i jepte Peugeot 508 Sport gjithsej 360 kuaj fuqi dhe fuqia do të transmetohej në të katër boshtet nëpërmjet automatikut me tetë shpejtësi.

Performanca ende nuk dihet, por ndoshta do të tejkalojë 508 Sport Engineered Concept, i cili shpejton nga 0 deri në 100 km/h për 4.3 sekonda me një shpejtësi maksimale të kufizuar elektronike në 250 km/h.

Për shkak të peshës së rritur nga bateria dhe motorët elektrikë, 508 sportiv do të merrte një pezullim të ndryshëm krahasuar me versionin standard, pamje më agresive dhe rrota aliazh prej 20 inçësh.

Kështu ai vihet në konkurrencë me Audi S4, Mercedes AMG C43 dhe modelet e ngjashme sportive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat