Porsche Speedster për 1.948 njerëz me fat

Auto

Porsche Speedster për 1.948 njerëz me fat

Më: 7 maj 2019 Në ora: 14:14
Porsche Speedster

Pas nëntë vjet pritjeje, Porsche më në fund gëzoi adhuruesit e saj me Speedsterin e ri.

Porsche Speedster për 2020 kishte premierën botërore në mes të prillit, në Nju Jork, ndërsa tash prodhuesi nga Shtutgarti ka publikuar edhe çmimin e këtij modeli atraktiv, transmeton KosovaPress.

Makina do të shitet në Gjermani për 269,274 euro, dhe nuk ka dyshim se pavarësisht çmimit të lartë, ajo shumë shpejt do të shitet duke pasur parasysh se në plan është seria e kufizuar prej gjithsej 1948 kopjesh për nder të modelit të parë të prodhimit të kompanisë Porsche 346, i cili debutoi më 1948.

Interesante, Speedster i ri nuk bazohet në gjeneratën e fundit 911, por ‘zemra’ e saj përbëhet nga 911 GT3, 4.0 litra me gjashtë cilindra dhe 508 kuaj fuqi, përmes transmetimit manual prej gjashtë shpejtësive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat