MG i parë elektrik arrin në Evropë

Auto

MG i parë elektrik arrin në Evropë

Më: 12 maj 2019 Në ora: 18:55
MG i parë elektrik

Prodhuesi britanik i veturave MG, i cili është në pronësi të kompanisë kineze SAIC që nga 2005, do ta prezantojë modelin e tij të parë elektrik në maj.

Pothuajse një mijë vetë kanë shprehur interesimin e tyre për SUV MG ZS EV, i cili do të debutojë në Panairin e veturave në Londër nga data 16 deri 19 maj.

MG do të hapë mundësinë e rezervimeve gjatë premierës dhe shitja do të fillojë më 1 shtator, kur specifikimet dhe çmimet do të bëhen të ditura.

Bëhet fjalë për një motor elektrik me 148 kuaj fuqi, i cili do të përshpejtojë nga 0-100 km/h për 6.2 sekonda. Autonomia midis dy baterive të ngarkimit do të jetë 430 kilometra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat