Volkswagen lanson një makinë të ngjashme me Atlas

Auto

Volkswagen lanson një makinë të ngjashme me Atlas

Më: 19 maj 2019 Në ora: 14:37
Këtë model, VW do ta dërgojë vetëm në tregun e Shteteve të Bashkuara

Afro një vit më parë, drejtuesi i përgjitshëm i Volkswagen, Horbert Diess ka bërë të ditur se në tregun e Shteteve të Bashkuara, do të lansohet një makinë e re, e ngjashme me Atlas dhe pritet të ketë suksesin e njëjtë.

Makina që është më e vogël se Atlasi me shtatë ulëse, do të ndërtohet në punëtorinë në Meksikë, prej nga edhe do të lansohet.

Nëpërmjet këtij modeli, kompania gjerman planifikon të rivalizojë me Jeep Renegade dhe Honda HR-V, që janë shumë të popullarizuara në treg.

Image

Megjithëse është bërë e dituar ngjashmëria me modelin që do të ketë, Volkswagen nuk ka dhënë ndonjë hollësi lidhur me këtë konfirmim.

Image

Makina do të quhet Tarek, e ngjashme me Tharu që është emëruar për tregun kinez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat