Toyota Supra e re arrin në rrugët evropiane

Auto

Toyota Supra e re arrin në rrugët evropiane

Më: 19 maj 2019 Në ora: 18:06
Toyota Supra e re

Toyota ka lansuar foto të reja dhe detaje teknike të Supra për tregun evropian, me rastin e shitjes së këtij modeli sportiv në kontinentin e vjetër.

Ngjashëm me versionin amerikan, Toyota Supra që është në dispozicion për blerësit në Evropë, ka 6 cilindra 3.0 litra që sigurojnë 340 kuaj fuqi.

Motori është i lidhur me transmetimin automatik ZF me 8 shpejtësi dhe makina nga 0 deri në 100 km në orë arrin për 4.3 sekonda, përpara se të arrijë një kufizim elektronik prej 250 km/h.

Ndryshe, Toyota zhvilloi Supra e re në bashkëpunim me BMW dhe ky model  prodhohet në Grac të Austrisë së bashku me BMW Z4 të ri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat