Renault Megane bëhet me motor të ri dizel

Auto

Renault Megane bëhet me motor të ri dizel

Më: 20 maj 2019 Në ora: 17:57
Renault Megane

Tre vjet pasi gjenerata e katërt Megane doli në treg, Renault e ka pasuruar paletën e tij me motorin e ri 1.7 litra Blue dCi.

Ky motor ka 150 kuaj fuqi dhe 340 Nm të çift rrotullimit maksimal prej 1.750 rpm.

Motori i ri me naftë përputhet me një transmetim automatik me 6 shpejtësi, në sajë të së cilës Megane arrin 0-100 km/h për 9.3 sekonda, ndërsa versioni karavan për 9.5 sekonda. Shpejtësia maksimale është identike për të dy versionet - 205 km/h.

Prodhuesi francez gjithashtu publikoi të dhëna për konsum. Megane me motorin e ri dizel shpenzon mesatarisht 5.3/4.3/4.6 l /100 km. Numri i parë i referohet makinës në qytet, tjetri në rrugë të hapur, dhe i treti është rezultat i një modaliteti të kombinuar të ngasjes.

Megane Blue dCi 150 hatchback në Francë kushton 32.800 euro, ndërsa për variantin karavan 33.800.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat