Honda merr porositë e para për makinën e parë elektrike

Auto

Honda merr porositë e para për makinën e parë elektrike

Më: 21 maj 2019 Në ora: 12:12
Foto

Konsumatorët në tregjet e përzgjedhura evropiane mund të rezervojnë Honda, e cila është në formën e një prototipi të paraqitur në këtë vit në panairin e veturave në Gjenevë.

Tani për tani, ky model urban elektrik mund të porositet në Britaninë e Madhe, Gjermani, Francë dhe Norvegji. Konsumatorët potencialë mund ta bëjnë këtë nëpërmjet faqes së internetit, me depozita me mundësinë e rimbursimit të parave.

Libri i porosisë hapet më vonë këtë vit dhe ofrimi i parë i makinave për pronarët e saj pritet në pranverën e vitit 2020.

Honda i befasoi entuziastët e makinave dy vjet më parë kur ajo paraqiti konceptin e një makine të vogël elektrike Urban EV në Frankfurt, transmeton KosovaPress.

Kompania japoneze nuk bëri të ditur specifikat e versionit serik, por ajo është e njohur se autonomia e prototipit është më shumë se 200 km dhe kjo merr 30 minuta për mbushjen e baterisë në kapacitet 80%.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat