Ylli i Youtube blen makinë 50 € për të udhëtuar në finalen e Champions League

Auto

Ylli i Youtube blen makinë 50 € për të udhëtuar në finalen e Champions League

Më: 31 maj 2019 Në ora: 07:38
Simon Wilson

Një yll i Youtube nga Anglia do të bëjë një udhëtim të pazakontë drejt finales së Champions League mes Liverpool dhe Tottenham pasi ka hequr shpenzimet e avionit. 

Wilson, i cili më parë është futur fshehurazi në sfidën më të madhe të boksit mes Floyd Mayweather dhe Conor McGregor, thotë se refuzon të shpenzojë aq shumë para për avionin. 

Tifozi i zjarrtë i Liverpool ka blerë një Skoda Favorit GLXI për të shkuar në ndeshjen e së shtunës. 

“Do të ngarkoj disa video në Youtube gjatë rrugës, por kjo nuk është arsyeja e vetme pse unë do të shkoj. 

Kam qenë shumë me fat që mora një biletë, gjithsesi përgjigja zgjati shumë dhe nuk mund të rezervoja një biletë. 

Pastaj pashë online dhe transporti ishte 900 euro, një shifër qesharake. Kështu që kam blerë makinën më të lirë që mund të gjeja nëpërmjet Facebook.

Ajo ka kushtuar 50 euro dhe me të do të shkoj në Madrid."

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat