Cadillac tregon muskujt – prezanton limuzinën e re me 325 kuaj fuqi

Auto

Cadillac tregon muskujt – prezanton limuzinën e re me 325 kuaj fuqi

Më: 3 qershor 2019 Në ora: 17:40
Foto ilustrim

Prodhuesi amerikan ka vendosur të ndryshojë rendin, dhe para se të lansojë sedanin e ri, prezantoi modelin CT4-V me një 4 cilindër të fuqishëm 2,7 litërsh.

Zakonisht kompania fillon së pari variantet e rregullta të modeleve të reja, përpara se të lëshojë ato në versione të performancës së lartë. Por, Cadillac tashmë ka prezantuar modelin e ri CT4 së pari në versionin sportin "V".

Sipas të dhënave paraprake, kjo njësi ofron rreth 325 kuaj fuqi.

Performanca e Cadillac CT4-V nuk është shpallur deri më tani, dhe detajet teknike do të njihen javët e ardhshme kur pritet premiera e limuzinës CT4 standard, si pasues i modelit në largim ATS.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat