Disa ditë para prezantimit, rrjedhin imazhet që e shfaqin BMW 8 Series

Auto

Disa ditë para prezantimit, rrjedhin imazhet që e shfaqin BMW 8 Series

Më: 13 qershor 2019 Në ora: 14:18
BMW 8

Ky Gran Coupe, do të vijë edhe si M8 dhe M8 Competition

Për disa muaj me rradhë, e kemi parë shpesh duke u testuar me shtresat për kamuflazh dhe pa to, si dhe në disa pamje që i shpërndante BMW.

Kur kanë mbetur edhe disa ditë para prezantimit, kanë rrjedhur imazhet që e shfaqin BMW 8 Series, në plotësi dhe në të gjitha anët.

Dizajni i këtij modeli, ka mbetur gati i njëjtë me konceptin, i cili që kur u shfaq ishte shumë i pëlqyeshëm. Madje, 8 Series Gran Coupe mund të jetë ndër më të bukurit, që BMW i ka sjellë në dekadën e fundit.

BMW e zëvendëson këtë model me 6 Series, ndërsa e bën bashkë me 2 Series dhe 4 Series që vjen së shpejti, në grupin e makinave Gran Coupe. Derisa nuk bëhet e ditur se sa do të kushtojë, nuk pritet të ketë çmim më të lirë se 100 mijë dollarë.

Krahas kësaj makine, më vonë do të lansohen edhe M8 dhe M8 Comepetition, që pritet të kenë pamje po aq të mirë. 

Image
Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat