Elon Musk: YouTube do të integrohet në veturat Tesla

Auto

Elon Musk: YouTube do të integrohet në veturat Tesla

Më: 14 qershor 2019 Në ora: 16:49
Tesla

Makinat tona janë të dizajnuara për të na dërguar nga pika A në pikën B, por duket se në një përpjekje për të tronditur mënyrën se si ne ngasemi dhe se si i shohim makinat tona, drejtori ekzekutiv i Tesla, Elon Musk, ka ardhur me disa ide mjaft të reja.

Ai zbuloi kohët e fundit se Fallout Shelter e Bethesda do të vinte në makinat e tyre.

Tani duket sikur gjatë paraqitjes së tij të papritur në E3 2019, Musk ka zbuluar gjithashtu se YouTube do të vinte në makinat Tesla, në të ardhmen.

Nuk dha asnjë detaj se kur YouTube do të lansohet për automjetet Tesla, por kjo mund të jetë një veçori që duhet të shohim në të ardhmen.

Presim që të njëjtat masa paraprake të sigurisë të aplikohen në YouTube, ku videot mund të shihen vetëm nëse makina nuk është në lëvizje dhe është në modalitetin e parkimit.

Këto janë të njëjtat kërkesa të sigurisë të nevojshme për të luajtur lojëra në automjet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat