Holanda paguan qytetarët për të shkuar në punë me biçikletë - Bota Sot
Holanda paguan qytetarët për të shkuar në punë me biçikletë

Auto

Holanda paguan qytetarët për të shkuar në punë me biçikletë

Më: 15 qershor 2019 Në ora: 18:06
Foto

Holanda ka marrë një epitet kohëve të fundit si “Shteti numër një i pa rivalizuar i biçikletave”.

Kjo për arsye se është rritur numri i përdoruesve të biçikletave si mjet transporti.

Ka shumë shembuj që tregon këtë sepse gjatë rrugëve shihen shumë biçikleta, që shfrytëzohen nga njerëzit për të shkuar në punë dhe kthyer në shtëpi.

Edhe vet toka holandeze i mundëson njerëzve këtë sepse për kah sipërfaqja ajo është e rrafshtë, shkruan Huffington Post përcjellë Klan Kosova.

Tani shteti atje ka nisur një iniciativë duke filluar t’i paguajë qytetarët me nga 22 cent për kilometër, për të eliminuar automobilat.

Por ambienti nuk është arsyeja kryesore, sepse me këtë rast qytetarët atje fillojnë kursimet nga tatimet që paguajnë për veturën, rrugën etj.

Vendi i luleve nuk është i vetmi që i paguan qytetarët.

Edhe shtete të tjera sikur Britania e Madhe, Luksemburgu dhe Lihtenshtajni paguajnë shuma për ngasje të biçikletës dhe në këtë mënyrë ulin emetimin e karbonit në ajër.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...