ABT përforcon edhe Urusin e Lamborghinit

Auto

ABT përforcon edhe Urusin e Lamborghinit

Më: 15 qershor 2019 Në ora: 19:43
ABT

Kompania e njohur gjermane që merret me modifikimin e veturave, ABT Sportsline, tani ofron paketën e re edhe për modifikimin e SUV-it të Lamborghinit, Urus.

Paketa e ABT-së për Urusin përfshinë përforcimin e motorit të tij, 4.0-litër Twin-Turbo V8 me kapacitet prej 650 kuajfuqi, në 710 kuajfuqi.

Gjithashtu, ABT Sportsline thotë se me përforcimin e motorit, Urusi shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë tani mund ta arrijë për 0.2 sekonda më shpejtë ndërsa deri në 200 km/h nuk ka zbuluar. Modeli aktual deri në 200 km/h mund ta arrijë për 12.8 sekonda.

Image

ABT Sportsline, po ashtu, nuk ka zbuluar as shpejtësinë maksimale por kujtojmë se Urusi aktual shpejtësinë maksimale mund ta arrijë deri në 305 km/h.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat