Irlanda do ta ndalojë shitjen e veturave me benzinë dhe naftë nga viti 2030

Auto

Irlanda do ta ndalojë shitjen e veturave me benzinë dhe naftë nga viti 2030

Më: 19 qershor 2019 Në ora: 06:19
Foto

Qeveria irlandeze njoftoi projektin e saj për të ndaluar shitjen e automjeteve me benzinë dhe naftë deri në 2030, në kuadër të masave të hartuara për mbrojtjen e mjedisit.

Dublini parashikon që deri atëherë, 950.000 makina elektrike do të lëvizin në rrugët irlandeze. Qeveria synon të zhvillojë një rrjet pikash për furnizimin me energji elektrike, që do të mundësojnë furnizimin e automjeteve të reja në të gjithë vendin.

‘’Ky njoftim u prezantua të hënën në mbrëmje nga kryeministri irlandez, Leo Varadkar. Kjo nismë vjen në kuadër të planit të veprimit për klimën që përfshin 180 masa për bisneset, ndërtimin, transportet, bujqësinë apo më tej menaxhimin e mbetjeve, përcjell Atsh.

Plani synon të arrijë objektivat e Dublinit në aspektin e emetimeve të gazit me efekt serrë për 2030 dhe për t’a vendosur Irlandën në rrugën e duhur për të arritur emetimet zero të dyoksidit të karbonit deri në 2050’’, thuhet në një komunikatë për shtyp të qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat