Londër: Deri në vitin 2025 shtohen edhe 50.000 ngarkues për vetura elektrike

Auto

Londër: Deri në vitin 2025 shtohen edhe 50.000 ngarkues për vetura elektrike

Më: 19 qershor 2019 Në ora: 13:24
Foto ilustrim

Kryebashkiaku i Londrës Sadiq Khan njoftoi zgjerimin e një rrjeti të ngarkuesve për makinat elektrike, numri i të cilave, sipas tij, do të rritet për 50.000 deri në vitin 2025.

"Ne duhet të largojmë karburantet fosile të së kaluarës dhe të përqafojmë revolucionin elektrik në trafikun e Londrës", tha Khan.

"Për të transformuar me të vërtetë cilësinë e ajrit dhe për t'u përballur me krizën klimatike, Londra duhet të largojë makinat e gazit dhe naftës, nga ndikimi i tyre shkatërrues në mjedis dhe t’iu kthehet automjeteve me zero nivele të emetimit", shtoi ai.

Në Britaninë e Madhe ekzistojnë 20.000 makina elektrike, 1.700 taksi elektrike dhe flota më e madhe evropiane e autobusëve elektrikë, dhe vizioni është që deri në vitin 2030, Londra të bëhet një qytet me zero emisione të dyoksidit të karbonit nga trafiku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat