Në përdorim të romobilit elektrik

Auto

Në përdorim të romobilit elektrik

Më: 22 qershor 2019 Në ora: 12:13
Romobil elektrik

Nga 1 korriku, në Gjermani zyrtarisht do të lejohet përdorimi i romobilit elektrik, por jo prej çdokujt.

Ministria e Komunikacionit njoftoi se romobilin elektrik mund ta përdorin persona mbi 14 vjeç, në shtigjet apo rrugët për biçikleta, por jo edhe në trotuare.

Romobili po ashtu duhet të përmbush disa kushte të caktuara teknike, sç janë sinjalizimi dhe boria.

Paraqitja e romobilëve elektrikë në qytetet evropiane ka rritur shqetësimin për çështjen e sigurisë. Të martën në Paris, një person që po ecte me një romobil humbi jetën pas përplasjes me një kamion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat