‘Audi A7’ e vitit 2019 është vetura që të gjithë do ta donin

Auto

‘Audi A7’ e vitit 2019 është vetura që të gjithë do ta donin

Më: 24 qershor 2019 Në ora: 22:41
Audi A7

Ndryshimet teknologjike përfshijnë fenerët me lazer, lidarët dhe ekranet me prekje.

Me gjatësi 4,969 milimetra dhe gjerësi 1,908 sosh, vetura kategorizohet në mesin e makinave me madhësi gjigante, transmeton lajmi.net.

Vetura në fjalë, e pajisur me motor 3.0-litërsh të modelit V6, është e aftë të prodhojë 335 kuaj-fuqi.

Krahas kësaj, prodhimi i kompanisë gjermane të automobilave do ketë në dispozicion shtatë shpejtësi. Gjithashtu, do ketë një model tjetër dizel.

Falë përformancës së motorit, ‘Audi A7’ e vitit 2019 do t’i mundësohet të arrijë 100 km/h për vetëm 5.2 sekonda.

Super-makina pritet të del në shitje me një etiketë prej 67 mijë eurosh. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat