Lansohet Audi SQ8, kjo është shpejtësia “marramendëse” që do ta arrijë

Auto

Lansohet Audi SQ8, kjo është shpejtësia “marramendëse” që do ta arrijë

Më: 26 qershor 2019 Në ora: 14:28
Foto ilustrim

Makinat SUV tanimë do ballafaqohen me një rival të fuqishëm

Në qershor të vitit të kaluar, kur Audi e paralajmëroi SQ8 të ri, ishte thënë se do të jetë një makinë e fuqishme për të gjitha terrenet. Pa kaluar shumë kohë, reporterët arritën ta fotografojnë, derisa testohej me shtresat për kamuflazh.

Me të kryer përgatitjet e duhura, është lansuar Audi SQ8, që ka shpejtësi të konsiderueshme, për një makinë me platformë kaq të madhe.

Kjo makinë me shtatë ulëse, me motorin 4.0 litra dhe një tjetër me 48 volt, mund të prodhojë deri në 429 kuaj-fuqi. Shpejtësinë deri në 100 kilometra në orë mund ta arrijë për 4.8 sekonda, derisa mund të arrijë shpejtësi maksimale deri në 250 kilometra në orë.

Sistemi i pezullimit është përshtatur në mënyrë elektromekanike, në mënyrë që vozitja nëpër shtigjet malore, të jetë sa më e përshtatshme për udhëtarët.

Fillimisht, Audi SQ8 është lansuar dhe po shitet për 90 mijë euro, vetëm në tregun evropian, ndërsa më vonë lansohet edhe në tregje tjera.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat