Apple blen startupin e sistemeve të vetëdrejtimit për makinat

Auto

Apple blen startupin e sistemeve të vetëdrejtimit për makinat

Më: 26 qershor 2019 Në ora: 17:41
Foto ilustrim

Firma më e fundit e makinave me sistem vetëdrejtimi që largohet është Drive.ai. Startupi vitet e fundit ka zhvilluar një teknologji automatizimi për makinat bazuar në inteligjencën artificiale por shumë shpejtë e gjeti veten pa para në një treg super konkurrues.

Tashmë San Francisco Chronicle raporton se kompania ka aplikuar pranë autoriteteve për mbylljen e aktivitetit dhe se Apple e ka blerë për një shumë të pazbuluar.

Megjithatë në dokumente thuhet se 90 punonjës do të largohen ndërsa dhjetëra inxhinierët dhe dizajnerë produkti do ti bashkohen Apple.

Informacionet rreth Projktit Titan të Apple mungojnë dhe ky projekt mund të ketë ndryshuar drejtim edhe njëherë tjetër. Megjithatë lajme të tilla si kjo blerje e fundit për një kompani e cila tashmë ka makina me sistem vetëdrejtimi në rrugë hedhin më shumë mister mbi atë që Apple ka planifikuar ose po punon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat