Schwarzenegger ndihmon në promovimin e makinave elektrike

Auto

Schwarzenegger ndihmon në promovimin e makinave elektrike

Më: 29 qershor 2019 Në ora: 17:16
ilustrim

Aktori është maskuar, si shitës i makinave të përdorura dhe mahitej me blerësit

Njihet mirë Arnold Schwarzenegger, nga filmi i famshëm Terminator si deh nga koha kur ishte guvernator i Kalifornisë së Shteteve të Bashkuara, ndërsa tani e ka provuar vetëm edhe në shitjen e veturave.

I maskuar si një shitës, aktori i ka lavdëruar makinat me djegie të brendshme, ndërsa tallej me makinat elektrike, se nuk janë aq të mira. “Dëgjon, ka shumë qetësi. Kur është shumë qetë, mund të dëgjosh të gjitha atë që thonë familjarët. Më mirë, me zhurmë” ka thënë ai, derisa po vozitej bashkë me një familje.

Kur blerësit kërkonin makina elektrike si Nissan Leaf, u ofronte ato me djegie të brendshme si Hummer H2, të zhurmshëm dhe që lëshon shumë tym. Me anë të këtij materiali, të realizuar nga një kompani jo fitimprurëse, është ndihmuar promovimi i makinave elektrike, që të përhapen sa më shumë në treg.

Në anën tjetër, Schwarzenegger është koleksionues i shumë makinave dhe ka në pronësi edhe modele të rralla si si Mercedes Unimong dhe Bugatti Veyron.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat