Bentley me makinë të re që ndryshon shumë nga të tjerat

Auto

Bentley me makinë të re që ndryshon shumë nga të tjerat

Më: 1 korrik 2019 Në ora: 15:37
Foto

Kjo makinë speciale, prezantohet për ta festuar 100 vjetorin

Për të shënuar 100 vjetorin e themelimit, Bentley ka bërë të ditur gjatë muajit të kaluar, se do ta prezantojë një makinë të re më dhjetë korrik, transmeton Telegrafi. Kompania britanike, ka bërë të ditur se modeli është quajtur EXP 100 GT/

“Mund të themi se është e ardhmja e grand touring, që ndërlidhet me dukjen e makinave Bentley. Me zero emetim gazrash, ky model do të bashkojë teknologjinë e lartë ma zejtari” është thënë lidhur me këtë makinë.

Duke e konsideruar se do të ndryshojë shumë nga të tjerat, është thënë se u punua si për një raketë, por që ka dukjen e makinave nga Bentley dhe që njihet me lehtësi.

Në raport është thënë se EXP 100 GT, ka mundësi të vozitet edhe në mënyrë manuale, duke lënë të kuptohet se ka nivel të lartë të vet vozitjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat