Organizim special nga Pagani, për të festuar 20 vjetorin e themelimit

Auto

Organizim special nga Pagani, për të festuar 20 vjetorin e themelimit

Më: 3 korrik 2019 Në ora: 14:28
Foto ilustrim

Dashamirësit e makinave Pagani, do të dëshironin shumë të ishin në aktivitetin që e organizon kjo kompani gjatë këtyre ditëve

Vitin e kaluar, Porsche e festoi 70 vjetorin e themelimit në Goodwood Festival of Speed, derisa në edicionin e këtij vitit, Bentley e shënon një shekull që kur e ka nxjerrë makinën e parë.

Por, kjo nuk është e vetmja kompani britanike që feston në të njëjtin festival, pasi është edhe Pagani që e feston 20 vjetori, me një organizim shumë special.

Pagani do të mbledhë sa më shumë modele Zonda dhe Huayra, si pjesë e asaj që konsiderohet si koleksioni më i madh që është parë ndonjëherë në Britani të Madhe. Vetëm për këtë organizim, pronarët e këtyre veturave janë nisur nga Zelanda e Re, Shtetet e Bashkuara dhe Kina.

Ditën e parë të festivalit, që fillon më katër korrik, do të kalojnë 30 modele Pagani, që kanë nisur të prodhohen prej vitit 1999, deri në modelin e fundit, që së bashku kushtojnë rreth 100 milionë euro.

Si pjesë të festimeve, Pagani ka parashikuar edhe aheng në Sussex, fishekzjarrë dhe disa surpriza të këndshme.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat