Kombinimi i Hummerit amerikan, me elemente të makinës ushtarake ruse - Bota Sot
Kombinimi i Hummerit amerikan, me elemente të makinës ushtarake ruse

Auto

Kombinimi i Hummerit amerikan, me elemente të makinës ushtarake ruse

Më: 7 korrik 2019 Në ora: 15:27
ilustrim

Makinë e fuqishme për të gjitha terrenet, që ngjanë si një bishë e frikshme

Pajisjet ushtarake amerikane dhe ruse, nuk shkojnë aspak së bashku, transmeton Telegrafi. Të bashkuarit e tyre do ishte sikur të vendosej Android në iPhone, akullore në hamburger, ose një bllok i fuqishëm V8 në Porsche.

Mirëpo, gjithnjë ka gjëra të pazakonta që ndodhin dhe nuk do të thotë se mund të kenë efekte jo të mira. Alexander isaev e ka krijuar këtë koncept të quajtur H-UAZ, që kombinon Hummerin amerikan, me elemente të makinës ushtarake ruse, si një makinë ushtarake të kohës sovjetike.

Derisa Shtetet e Bashkuara dhe Federata Ruse nuk janë miqtë më të mirë, sikur të lihet politika anash, dizajni i Isaev është mjaft i këndshëm. Hummer me elemente të H2 dhe H3, është kthyer në makinë me pjesën për bartjen e mallrave, derisa tavanin e ka shumë të rrafshët.

Në përgjithësi, duket si një makinë për të gjitha terrenet, me pjesë të përparme shumë të zvogëluar, në mënyrë që shoferi të sheh mirë se nga po kalon dhe të jetë i sigurt. Mundësitë që ky Hummer të hyjë ndonjëherë në prodhim, janë shumë të vogla, megjithëse ka mundësi që mund të jetë shumë i pëlqyeshëm.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...