Nis prodhimi i serisë së re BMW 1

Auto

Nis prodhimi i serisë së re BMW 1

Më: 8 korrik 2019 Në ora: 15:13
BMW 1

Kopja e parë që doli nga shiritat e fabrikës është ngjyrë blu 118i me një paketë sportive.

Gjenerata e parë e Serisë BMW 1 u fut në fund të majit dhe pak më shumë se një muaj më vonë filloi prodhimi serik i këtij modeli.

BMW i ri kompakt është duke u ndërtuar në fabrikën e Lajpcig, ku përveç Serisë 1, prodhohen edhe shtatë modele të prodhuesit bavarez. Në Lajpcig prodhohen edhe modelet e Serisë 2 - Coupe dhe Convertible, së bashku me BMW M2 Competition dhe Activ Tourer.

Përveç tyre, në këtë fabrikë gjermane prodhohet edhe i3 elektrik dhe hibridi plug-in i8 në versionet Coupe dhe Roadster.

Seria BMW 1 aktualisht prodhohet vetëm në Lajpcig, ndërsa nga nëntori do të prodhohet edhe në Regensburg.

Brezi i tanishëm Seria 1 është i treti me radhë, ndërsa e kaluara është prodhuar nga viti 2012 deri 2019. Gjatë kësaj periudhe janë prodhuar 424,111 "njësi" të brezit të dytë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat