Investime të mëdha nga Toyota në fabrikat ku do të prodhohen Tacoma dhe Tundra - Bota Sot
Investime të mëdha nga Toyota në fabrikat ku do të prodhohen Tacoma dhe Tundra

Auto

Investime të mëdha nga Toyota në fabrikat ku do të prodhohen Tacoma dhe Tundra

Më: 14 korrik 2019 Në ora: 16:00
Foto

Toyota do të investojë shumë para, që këto modele të përshtaten me konkurrencën

Konkurrenca është shumë e madhe në kategorinë e makinave të mëdha, që e kanë edhe mundësinë për bartje, tani që tri kompani të mëdha i kanë bërë të ditura modelet e reja, transmeton Telegrafi.

Derisa gjenerata dytë e Tundra është lansuar më 2007 dhe është vjetëruar shumë, Tacoma e lansuar më 2016 është më e re, mirëpo i duhet ndryshim.

Krahasuar me Ford Raptor, Chevy Colorado dhe Jeep Gladiator, modelet nga Toyota duhet të ndryshohen, andaj kompania do të bëjë investime të mëdha. Rreth 350 milionë euro do t’i investojë Toyota, në fabrikat ku do të prodhohen Tacoma dhe Tundra, për të qenë në nivel me rivalët e fuqishëm.

Luisa Caso është zëdhënësja e fabrikës në Teksas të Shteteve të Bashkuara, që ka bërë të ditur se lidhur me këtë investim do të vendoset gjatë këtij muaji, apo deri në fund të gushtit. Përfshirë edhe taksat e nevojshme, për afro dhjetë vjet.

Në raport, nuk është bërë e ditur se sa punëtorë do të shtohen si pjesë e investimit, por thuhet se ka shumë pajisje robotike, speciale për të kryer shumë punë të krijimin e makinave.

Tashmë modeli Tacoma është në treg dhe po pëlqehet shumë, mirëpo pritet që vitin që vjen të lansohet edhe një version i ri.

Së bashku me Tundra të ri, të dyja do të kenë të njëjtën platformë, e cila është duke u punuar nga Toyota dhe do të jetë shumë e mirë. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...