Rihapet nga Porsche një nga pistat më të mira të automobilizmit

Auto

Rihapet nga Porsche një nga pistat më të mira të automobilizmit

Më: 21 korrik 2019 Në ora: 20:15
Porsche

Investime serioze, që kjo pistë në Itali të ketë nivelin e duhur për të lëvizur me shpejtësi.

Ka shumë pista të mira që shfrytëzohen prej kompanive prodhuese dhe entuziastëve, derisa së fundmi, është rihapur edhe Nardo Technical Center në Itali.

Shikuesit e Top Gear, sigurisht e mbajnë mund këtë pistë, sepse në të ishte bërë një garë me Lamborghini Aventador, McLaren MP4-12C dhe Noble M600.

Pista është në pronësi të Porsche prej shtatë vitesh, por është mbyllur gjatë këtij viti dhe u investuan 35 milionë euro, në mënyrë që të bëhen rregullimet e duhura.

Nardo Technical Center i ka 20 shtigje të ndryshme, si dhe një të drejtë që ka 12.6 kilometra, derisa konsiderohet si një nga pistat më të mira të automobilizmit, shkaku i një shtegu shumë të pjerrët.

Aty nuk mund të arrihet ndonjë shpejtësi e lartë, por ka mundësi që të bëhet vozitje, pa pasur nevojë të mbahet timoni.

Me modernizimin dhe ndryshimet e fundit, Porsche ka mundësi më të mëdha për testime dhe prova të ndryshme që modelet e reja, t’i bëjë sa më të mira.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat