Një nga modelet më të rralla ‘F1’ të McLaren, nuk e keni parë më herët - Bota Sot
Një nga modelet më të rralla ‘F1’ të McLaren, nuk e keni parë më herët

Auto

Një nga modelet më të rralla ‘F1’ të McLaren, nuk e keni parë më herët

Më: 22 korrik 2019 Në ora: 13:43
McLaren

Gjithsej, vetëm 106 modele të serisë ‘F1’ të kompanisë prodhuese të veturave ‘McLaren’ kanë dalë në prodhim, përfshirë makinat rrugore dhe ato të garave.

Megjithatë, McLaren F1 i vitit 1994, i cili në bllokun e ankandit të muajit të ardhshëm pritet të shitet për 21-23 milionë dollarë, konsiderohet si ndër më të rrallët.

Sipas firmës, vetëm dy lloj modelesh të modifikuara ekzistojnë në tërë historinë e kompanisë.

Image

Pavarësisht se nuk dihet për karakteristikat përformuese të “Extra-High Downforce Kit”, pjesa e eksterierit karakterizohet me dyer që hapen nga sipër, fund të korrigjuar, si dhe vrima të posaçme për ventilim.

Për sa i përket pjesës së enterierit, ky model i serisë ‘F1’ ka në posedim një timon me madhësi 30-centimetërshe, ndërsa ka edhe kondicinoues ajri, së bashku me CD Player.

Image

Pronari i veturës, që nga 2017-ta, është Andrew Bagnall, i cili ka publikuar edhe një video që tregon në afërsi automobilin.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...