Teknologjia në veturat e ardhshme të ‘Mercedes’ do t’i bëjë të lumtur të gjithë

Auto

Teknologjia në veturat e ardhshme të ‘Mercedes’ do t’i bëjë të lumtur të gjithë

Më: 25 korrik 2019 Në ora: 09:09
ilustrim

Rregullatorët gjermanë kanë miratuar një sistem të ndërtuar nga Daimler dhe Bosch që lejon parkimin automatik të veturës, pa prezencën e shoferit.

Kjo e bën sistemin e parë të parkimit SAE Level 4 në botë që miratohet nga qeveria.

Ndërsa miratimi është hiper-lokal në sistemin e automatizuar të parkimit në garazhin e parkimit të Muzeumit Mercedes-Benz në Shtutgart, Gjermani, teknologjia konsiderohet si një hap i madh për kompaninë.

Gjërat më të rëndësishme janë se procesi i aplikimit dhe miratimit i ndihmoi rregullatorët të gjenin udhëzime për kriteret e testimit që tani mund të zbatohen përtej këtij pilot projekti.

“Ngasja dhe parkimi i shoferit janë blloqe të rëndësishme të ndërtimit për të nesërmen e veturave. Sistemi i automatizuar i parkimit tregon se deri tani kemi përparuar përgjatë kësaj rruge zhvillimi”, thotë Dr. Markus Heyn nga Robert Bosch GmbH. Dr. Michael Hafner, kreu i Daimler AG.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat