Corvette ZR1 tejkalon shpejtësinë e Ferrari 488 GTB

Auto

Corvette ZR1 tejkalon shpejtësinë e Ferrari 488 GTB

Më: 28 korrik 2019 Në ora: 16:58
Foto

Modifikimi që i jepë 1,000 kuaj fuqi, i mundësoi që të arrijë këtë shpejtësi të lartë

Hennessey është kompania që e ka modifikuar një Corvette ZR1, duke i mundësuar që të arrijë shpejtësi të lartë dhe të garojë edhe me super-makina të fuqishme.

Aftësitë e mahnitshme që i ka Corvette, aerodinamika e lartë dhe pesha e lehtë, i mundësojnë lëvizje të shkathtë dhe me shumë shpejtësi.

Por, modifikimi me motorin që prodhon 1,000 kuaj fuqi, kanë bërë që të mund të hyjë dhe garë edhe me Ferrari 488 GTB dhe të përfundojë me shumë sukses.

Shpejtësinë prej zero deri në 100 kilometra në orë, kjo Corvette ZR1 mund ta arrijë për 2.3 sekonda, derisa mund të lëvizë me shpejtësi maksimale deri në 370 kilometra në orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat