Bentayga mbetet ‘i vetmi” – Bentley nuk do të prodhojë SUV të ri

Auto

Bentayga mbetet ‘i vetmi” – Bentley nuk do të prodhojë SUV të ri

Më: 28 korrik 2019 Në ora: 20:48
Foto

Bentley u përqendrua në elektrizimin e modeleve të tij, pavarësisht nëse janë versione hibride ose makina të pastra elektrike.

Kjo kompani, përveç variantit Bentayg Hybrid tashmë të disponueshëm, u ofron klientëve versione hibride të Continental GT, Flying Spur dhe Mulsanne.

Megjithëse pritej që pas suksesit të tregut të arritur nga SUV i parë i këtij prodhuesi - Bentayg, Bentley do të fillonte të zhvillojë një tjetër SUV, të paktën deri më tash nuk ka asgjë.

Siç shkruan CarSales, i cili kishte njohuri për plane të reja për të ardhmen e kompanisë britanike, Bentley nuk ka ndërmend të bëjë edhe një model më të vogël dhe më të madh se sa ai ekzistues, që është në kundërshtim me sinjalet e dërguara nga fabrika gjatë 2018 dhe 2019.

Ndërkohë, Bentley synon të avancojë teknologjinë e modelit Bentayga në gjysmën e ciklit prodhues të kësaj makine, transmeton KosovaPress.

Bentayga përbën 50% të shitjes së markës super-luksoze britanike të veturave dhe tashmë është modeli më i shitur në historinë 100-vjeçare të kompanisë. Bentley në vitin 2018 arriti shitje rekorde, me gjithsej  10.000 njësi të shitura në të gjithë botën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat