Makinat Tesla së shpejti do të kenë YouTube dhe Netflix

Auto

Makinat Tesla së shpejti do të kenë YouTube dhe Netflix

Më: 29 korrik 2019 Në ora: 12:47
Makinat Tesla

Ju mund të luani mjaft lojëra në ekranin masiv të makinës Tesla, natyrisht kur vetura është e parkuar dhe së shpejti do të jeni në gjendje të transmetoni përmbajtjen tuaj të preferuar nga Netflix dhe YouTube. 

CEO i Tesla, Elon Musk, ka thënë se Tesla do të fitojë aftësinë për të transmetuar Netflix dhe YouTube në të ardhmen e afërt.

Tesla tashmë ka sjellë mjaft lojëra në ekranet e makinave që gjenden në automjetet e veta. Bethesda njoftoi edhe në E3 më parë këtë vit se Shelter Fallout do të jetë e gatshme gjithashtu për automjetet Tesla. 

Disa lojëra klasike si Atari janë gjithashtu pjesë e ekraneve të makinave Tesla.

Lojërat do të punojnë vetëm kur makina është parkuar dhe timoni mund të përdoret si kontrollues. 

Ky kufizim vlen edhe për Netflix dhe YouTube. 

Përmbajtja mund të transmetohet vetëm kur makina është e parkuar.

Megjithatë, Musk nuk ka thënë do të arrijë funksionalitet. 

Ai ka folur për sjelljen e YouTube në makinë, gjatë konferencës E3 këtë vit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat