Ford përgatit Puma Sport ST me 200 "kuaj"?

Auto

Ford përgatit Puma Sport ST me 200 "kuaj"?

Më: 29 korrik 2019 Në ora: 15:00
Ford

Prodhuesi i veturave Ford mund t'u ofrojë klientëve një version të performancës së lartë të crossover-it të ri, i cili do të emërohet ST.

Në fakt, kompania dëshiron të zgjerojë familjen e modeleve ST, kështu që pas Fiesta dhe Focus, variantin ST do të marrë edhe modeli më i ri në gamën e fundit - Ford Puma.

Nëse drejtuesit e Ford-it japin ‘dritën e gjelbër’ për Puma ST, crossover-i i vogël ka shumë të ngjarë të mundësohet nga i njëjti motor që drejton Fiestën ST, një turbo-mbushës me 3 cilindra 1.5 EcoBoost që siguron 200 kuaj fuqi.

Ndryshe, ky motor në Fiesta ST çiftëzohet me një transmetim manual me gjashtë shpejtësi, ndërsa makina përshpejton nga 0-100 km/h për 6.7 sekonda.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat