Opel lavdërohet se Corsa e saj e re është më ekonomike

Auto

Opel lavdërohet se Corsa e saj e re është më ekonomike

Më: 31 korrik 2019 Në ora: 13:34
Foto

Falë një koeficienti të rezistencës prej 0.29 dhe një sipërfaqe të përparme prej vetëm 2.13 metra katrorë, dukshëm më pak se paraardhësi i saj, gjenerata e gjashtë e Corsa është e aftë të zvogëlojë konsumin e karburantit dhe emetimet në nivel të ulët rekord.

Dizajnuesit dhe inxhinierët e Opel kanë arritur një konfigurim të ulët të rezistencës duke përdorur një qasje të integruar.

Pjesa e poshtme e trupit është e mbuluar nga panele të sheshta nga ndarja e motorit deri në boshtin e pasmë, të cilat përmirësojnë rrjedhën e ajrit nën makinë.

"Sekreti" tjetër i efikasitetit aerodinamik të Opel Corsa qëndron në grilën aktive  të përparme, transmeton KosovaPress.

E krijuar më parë për makina të shtrenjta të segmenteve të larta, ajo ul presionin dhe rrit efikasitetin e karburantit duke mbyllur automatikisht hapjen e përparme kur ajri për ftohje është më pak i nevojshëm.

Kur është i mbyllur, damperi devijon rrjedhën e ajrit rreth pjesës së përparme të automjetit. Vendimi për hapjen/mbylljen e valvulës merret automatikisht në varësi të temperaturës dhe shpejtësisë së ftohësit.

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat