Vetura e re 4-milionëshe që po “çmend” të gjithë

Auto

Vetura e re 4-milionëshe që po “çmend” të gjithë

Më: 1 gusht 2019 Në ora: 10:05
Foto ilustrim

Kompania prodhuese e automobilave ‘Pagani’ ka lansuar modelin special ‘Huayra Roadster BC’.

Vetura pa çati posedon një motor 6.0-litërsh të tipit V12, i cili i ndihmon prodhimit të ‘Paganit’ të arrijë 791 kuaj-fuqi.

Ndër të tjera, ‘Huayra Roadster BC’ gjithashtu ka një ndërrues shpejtësish automatik me shtatë mundësi, me një hidraulik elektrik.

Për sa i përket fibrës së karbonit, vetura përdorë një kompozicion të karbonit që është më i lehtë, duke e bërë atë të peshojë gjithsej 1,250 kilogramë.

Çmimi i cili do t’i mbartet veturës do jetë tejët astronomik, pavarësisht se arsyetohet falë përformancës së jashtëzakonshme.

Nuk dihet data zyrtare e lansimit të kësaj super-makine.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat