Citroen shpall pasardhësin "shokues" të C4

Auto

Citroen shpall pasardhësin "shokues" të C4

Më: 4 gusht 2019 Në ora: 17:33
Citroen

Citroen i Francës planifikon të lansojë një model zëvendësimi për C4 vitin e ardhshëm.

Sipas mediave, bëhet fjalë për një veturë krejtësisht të ndryshme sesa hatchback-u aktual.

"Do të jetë një model i guximshëm dhe modern. Jo aq i guximshëm sa Citroen Ami 60 vjet më parë, por do të jetë interesant në treg. Nuk do të jetë asgjë klasike apo konservatore. Ne kemi vendosur të largojmë të gjitha qasjet e tilla", tha drejtori i Zhvillimit Strategjik të Citroen-it, Xavier Peugeot .

Citroen ndoshta dëshiron të distancohet nga historia e C4 kështu që kërkon risi.

Pasardhësi i këtij hatchback-u pritet të bëhet në një platformë më kompakte të quajtur CMP, të përdorur tashmë nga Peugeot 208 dhe Opel Corsa.

Drejtimi i ri që dëshiron të bëjë Citroen është ndoshta elektrifikimi, dhe konkurrenca me Volkswagen ID 3.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat