Super SUV i Skoda merr "kuaj fuqi" shtesë

Auto

Super SUV i Skoda merr "kuaj fuqi" shtesë

Më: 4 gusht 2019 Në ora: 18:13
Skoda

Me gjithë fuqinë e jashtëzakonshme, Skoda Kodiaq RS nuk ka tërhequr shumë vëmendjen e blerësve.

Problemi është me siguri motori “i urryer” dizel, por kjo nuk e shqetësoi shtëpinë e akordimit ABT për të rritur më tej super SUV-in çek, transmeton KosovaPress.

Inxhinierët e ABT-së nxorën nga motori 2.0-litra BiTurbo TDI një fuqi prej gjithsej 267 kuaj fuqi, dhe fuqia transmetohet nga një transmetues automatik me 7 shpejtësi në të katër boshtet.

Falë kësaj rritjeje, Kodiaq RS përshpejton nga 0 deri në 100 km/orë për 6.8 sekonda, ndërsa nuk ka asnjë informacion nëse shpejtësia maksimale është rritur përtej standardit 220 km/orë.

Në përputhje me rritjen e energjisë, po ashtu është përmirësuar pezullimi për ta bërë Kodiaq RS më stabil në kthesa.

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat