Jaguar Land Rover kërkon partner të ri

Auto

Jaguar Land Rover kërkon partner të ri

Më: 5 gusht 2019 Në ora: 13:48
Jaguar Land Rover

Drejtori i kompanisë Tata nga India, Natarajan Chandrasekaran, ka thënë se është e rëndësishme që Jaguar Land Rover të investojë në teknologji të re dhe mënyra më e mirë është partneriteti me kompanitë e tjera.

Jaguar Land Rover më parë njoftoi për partneritetin me BMW-në gjerman në zhvillimin e përbashkët të komponentëve të motorëve elektrik.

Përveç kësaj, modeli JLR pritet të përdorë motor dhe platformën  e grupit BMW.

Kohë më parë është spekuluar se Jaguar Land Rover mund të bie në duart e grupit francez PSA.

Megjithatë, nga Tata është demantuar se po planifikohet shitja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat