Hyundai mbushet në diell - 1.300 km shtesë pa paguar karburant - Bota Sot
Hyundai mbushet në diell - 1.300 km shtesë pa paguar karburant

Auto

Hyundai mbushet në diell - 1.300 km shtesë pa paguar karburant

Më: 8 gusht 2019 Në ora: 22:01
Ilustrim

Prodhuesi i Koresë së Jugut Hyundai zbuloi një makinë me panele diellore në çati.

Hyundai Sonata do të jetë në gjendje të udhëtojë mbi 1.300 kilometra në vit më shumë nëse çatia e tij është e ekspozuar në diell gjashtë orë në ditë.

Sedani është mundësuar nga një motor benzinë prej 152 kuaj fuqi, 2.0 litra GDi dhe një motor elektrik 51 kuaj fuqi që mbushet me bateri, transmeton KosovaPress.

Edhe pse 1.300 km shtesë pa paguar për karburant ose energji elektrike duken mjaft joshëse, dobësia është që instalimi i paneleve diellore në çati nuk është as i thjeshtë dhe as i lirë, kështu që do të llogaritet si pajisje speciale.

Nëse i shtojmë kësaj rritjen e peshës së veturës për shkak të paneleve, që do të thotë njëherësh edhe rritje të konsumit, ato 1.300 km ose rreth dy rezervuarë karburanti në vit, nuk janë aq domethënëse për momentin.

Duke pasur parasysh që Hyundai nuk e ka njoftuar çmimin me të cilin do të dalë në treg makina me energji diellore, lind pyetja se sa është kostoja efektive.

Sigurisht, gjithçka varet nga lokacioni ku do të drejtohet, para së gjithash dhe më kryesorja, klientët nga vendet që kanë më shumë ditë me diell do të kenë përparësi.

Hyundai do të lansojë Sonata në Korenë e Jugut dhe në tregun e tij të preferuar amerikan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...