Lëvizja në rrugë e Pininfarina që ka 1,900 kuaj fuqi

Auto

Lëvizja në rrugë e Pininfarina që ka 1,900 kuaj fuqi

Më: 10 gusht 2019 Në ora: 17:38
Foto ilustrim

Kjo hiper-makinë elektrike, do të prezantohet gjatë javës së ardhshme

Muajin e kaluar, tërë vëmendja ka qenë të hiper-makina elektrike Lotus Evija, por, kjo nuk do të thotë që nuk do të ketë ndonjë rival të fuqishëm.

Hiper-makina elektrike Pininfarina Battista, që për herë të parë u shfaq në Geneva Motor Show, do të jetë një rival i fuqishëm për të.

Në Monterey Car Week, që fillon javën e ardhshme, do të prezantohet zyrtarisht Pininfarina e re, që ka 1,900 kuaj fuqi, nga dy motorë dhe bateri me 120 kWh. Por, para se të prezantohet, kjo makinë ka lëvizur nëpër rrugë, që të tregojë shkathtësitë që ka.

Shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë mund ta zë për dy sekonda, ka autonomi deri në 480 kilometra si dhe dukje shumë të mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat