Testi rezulton i suksesshëm, makina fluturon për thuajse një minutë

Auto

Testi rezulton i suksesshëm, makina fluturon për thuajse një minutë

Më: 12 gusht 2019 Në ora: 16:54
Pamje nga video

Nippon Electric Company, një kompani e cila punon fuqishëm në fushën e teknologjisë në Japoni, ka realizuar një test të suksesshëm, lidhur me një makinë fluturuese, e destinuar për transport personash.

Pamja e makinës në fjalë është e ngjashme me një dron bardhë e blu.

Gjatë testit, “makina fluturuese” qëndroi pezull në ajër për thuajse një minutë.

Zhvillimi i mjeteve të kësaj natyre mbështetet nga qeveria japoneze, e cila pret që të futen në qarkullim për transport brenda vitit 2030.

Këto super-drone, do të përdoren si zgjidhje lidhur me trafikun dhe në rast fatkeqësish natyrore. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat