Kush e refuzon rripin e sigurisë, mos të blejë Chevrolet të ri

Auto

Kush e refuzon rripin e sigurisë, mos të blejë Chevrolet të ri

Më: 13 gusht 2019 Në ora: 21:36
Ilustrim

Chevrolet ka prezantuar një sistem të ri të kushtëzimit të shoferit për të vendosur rripin e sigurimit.

Ndërsa shoferët gjetën një mënyrë për të shuar tingullin irritues që ndodh kur rripi nuk është i lidhur, në Chevrolet vendosën të ndërmarrin një hap më drastik.

Kompania ka prezantuar sistemin "Buckle to Drive", me anë të të cilit makina nuk lejojë shoferin të niset derisa mos të vendosë rripin e sigurisë.

Ky sistem është pjesë e fushatës së drejtimit të adoleshentëve të Chevrolet, i cili lejon prindërit të monitorojnë zakonet e ngasjes së fëmijëve të tyre, kufizimin e shpejtësisë dhe sistemet e sigurisë, e cila përfshin edhe aktivizimin e makinës.

Më 1974, qeveria amerikane madje kushtëzoi që automjetet të kishin një bllokim ndezjeje që parandalon motorin të fillojë derisa rripi të fiksohet. Sidoqoftë, për shkak të presionit publik, ky ligj ishte hequr dhe është futur një ligj mbi sistemin e paralajmërimit të rripit të sigurimit.

Sistemi Chevrolet do të jetë standard në modelet Traverse, Malibu dhe Colodaro në shitje këtë verë, ndërsa te modelet tjera pritet të vijë me kalimin e kohës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat