Prezantohet modeli më i ri i Bugattit, kushton 8 milionë euro

Auto

Prezantohet modeli më i ri i Bugattit, kushton 8 milionë euro

Më: 17 gusht 2019 Në ora: 22:42
Bugatti

Në një ngjarje speciale, Bugatti ka zbuluar Centodieci-n, veturën e vet të re.

Centodieci do të thotë 110 në italisht.

Kjo superveturë, jo vetëm që është për nder të 110 vjetorit të themelimit të kompanisë, por gjithashtu nderon superveturat e saj të viteve të 90-ta EB110, që jorastësisht ishte krijuar për ditëlindjen e Ettore Bugattit, përcjell koha.net.

Bugatti ka krijuar vetëm një sasi të limituar të tyre, vetëm 10 makina që fillojnë nga çmimi prej 8 milionë eurosh.

Motori i tij W16 ka 1600 kuajfuqi që i jep shpejtësi të jashtëzakonshme Centodiecit nga 0-100 kph për vetëm 2.4 sekonda, derisa nga 0-200 kph e arrin për 6.1 sekonda, e për 13.1 sekonda e arrin shpejtësinë nga 0-300 kph.

Shpejtësia e tij më e madhe i është limituar në 380 kph.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat