Honda zhvillon airbag-un novator - Bota Sot
Honda zhvillon airbag-un novator

Auto

Honda zhvillon airbag-un novator

Më: 25 gusht 2019 Në ora: 19:02
Airbag

Prodhuesi japonez është duke punuar në një lloj të ri të airbag për t'u ofruar pasagjerëve mbrojtje më të mirë në rast të përplasjes frontale.

Airbagu i ri i Honda është krijuar posaçërisht për të mbrojtur më mirë udhëtarët  kur gjatë një përplasje frontale me një automjet tjetër ose pengesë fikse, ndodh në një kënd të caktuar në boshtin e makinës.

Në krahasim me airbagët klasikë, kjo ka edhe bashkëngjitje anësore që mbron kokën e pasagjerit nga lëvizjet sekondare të padëshiruara majtas-djathtas pas një kontakti fillestar me jastëkun e ajrit dhe parandalon dëmtimet e rrezikshme që mund të ndodhin nëse koka rrëshqet nga airbag.

Ndërtimi i këtij airbag-u në Honda është krahasuar me dorezën e një lojtari të bejsbollit me të cilin ai kap topin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...