Zbulohet çmimi i Ferrarit më të fuqishëm në histori

Auto

Zbulohet çmimi i Ferrarit më të fuqishëm në histori

Më: 25 gusht 2019 Në ora: 21:44
Ferrari

Hibridi me emrin SF90 Stradale do të lëvizë me motor turbo 3.9-litra V8 me 780 kuaj fuqi.

Përveç kësaj, ka edhe tre elektromotorë të sinkronizuar me agregatin turbo-benzinë, një i instaluar ndërmjet motori dhe ndërruesit të shpejtësive, ndërsa dy të tjerë do të mundësojnë motorin në të katër boshtet.

Përfshirë edhe elektromotorët, Stradale zhvillon 1.000 kuaj fuqi dhe shpejton nga 0 deri në 100 km në orë për 2,5 sekonda, deri në 200 km në orë arrin për 6,7 sekonda, derisa shpejtësia maksimale është e kufizuar në 340 km në orë.

Çmimi i veturës është 430.000 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat