Mercedes prezanton GLE Coupe dhe GLE 53 Coupe

Auto

Mercedes prezanton GLE Coupe dhe GLE 53 Coupe

Më: 29 gusht 2019 Në ora: 23:34
Foto ilustrim

Mercedes ka zbuluar GLE Coupe të re dhe GLE 53 Coupe.

Projektuar për të luftuar BMW X6, crossover i ridizajnuar ka një dizajn evolucionar me një fashë të përparme më të guximshme që përmban një grilë më të spikatur dhe fenerët LED të rimodeluar.

Për dallim nga paraardhësi i tij, Mercede GLE Coupe i ri, ka boshtin e rrotave më të gjatë për 20mm, dhe është më i gjerë për 7mm (tani është i gjatë 2 metra) dhe më i gjatë për 39mm (4.9 metra). Po ashtu, do të ketë në dispozicion edhe rrotat prej 19 deri 22-inç.

Përveç GLE-së, edhe GLE Coupe i ri është më i lehtë dhe ka më shumë hapësirë për dallim nga paraardhësi i tij dhe kapacitetin e bagazhit e ka 655 deri 1,790 litra.

Sa i përket interierit, Mercedesi ka zgjedhur dy ekrane digjitale 12.3-inçësh si dhe sistemin për argëtim dhe informim MBUX (Mercedes-Benz User Experience) e cila ka aftësinë e mësimit falë inteligjencës artificiale.

Gjithashtu, GLE Coupe i ri vjen edhe me timonin multi-funksional me 18 komanda dhe me sistemin më modern për asistim të shoferit. Veçohet edhe sistemi automatik i frenimit si dhe sistemi E-Active Body Control.

Sa i përket gamës së motorëve, fillimisht do të jetë në dispozicion versioni Coupe me motor dizel 350d 4Matic me kapacitet prej 272 kuajfuqi dhe Coupe 400d 4Matic me 330 kuajfuqi, ku të dy versionet janë të kombinuar me marshin automatik 9G-Tronic dhe sistemin e tërheqjes me të gjitha rrotat – 4Matic, si dhe me versioni me motor benzinë Mercedes-AMG GLE 53 4Matic+ Coupe.

Mercedes-AMG GLE 53 4Matic+ Coupe është modeli hibrid tradicional (bateria e të cilit mbushet vet), i cili karakterizohet me motor 3.0-litër Tëin-Turbo me katër cilindra, motor elektrik EQ Boost dhe me sistemin elektrik 48-voltësh.

Po ashtu, ky model është me kapacitet prej 320 kë/435 kuajfuqi, me motor elektrik këtij modeli i shtohen edhe 22 kuajfuqi gjë që është e mjaftueshme që shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë ta arrijë për 5.3 sekonda dhe atë maksimale e ka të kufizuar në 250 km/h.

Në paketë përfshihen edhe marshi automatik AMG Speedshift TCT me 9 shpejtësi, sistemin i tërheqjes “AMG Performance 4Matic+” me të gjitha rrotat, amortizatorët e rinj (me opsionin “Comfort”, “Sport”, “Sport+”, “Trail” dhe “Sand”).

Po ashtu, përfshihet edhe maska e përparme “Panamericana”, vrima për ajër, mbrojtësi i pasmë, sistemi i shkarkimit të gazrave me katër gypa, rrotat 20-22 inç nga alumini, sistemin për argëtim dhe informim MBUX, instrument-tabelën digjitale, timonin “AMG Performance” me lëkurë “Nappa” me ngjyrë të zezë, etj.

Përveç këtyre versioneve, paralajmërohen edhe versionet tjera të cilat pritet të arrijnë më vonë dhe ato janë versioni me motor benzinë 300d me 245 kuajfuqi dhe benzinë GLE 450 me 389 kuajfuqi, si dhe versioni plug-in hibrid detajet e të cilit ende nuk janë zbuluar.

Sa i përket çmimit për këtë GLE Coupe të ri, ende nuk është zbuluar.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat