Tesla Model 3 më e mirë për nevoja policore se sa Dodge Charger

Auto

Tesla Model 3 më e mirë për nevoja policore se sa Dodge Charger

Më: 2 shtator 2019 Në ora: 15:15
Foto ilustrim

Vetura pritet të kërkohet edhe nga më shumë, njësite të ndryshme policore

Shpejtësia e lartë, është kriteri kryesore që një veturë t’ju shërbejë nevoja policore, ndërsa duhet të jetë edhe e fuqishme dhe të ketë mundësi të shpenzojë sa më pak.

Departamenti policor në Indiana të Shteteve të Bashkuara, që deri tani ka përdorur Dodge Charger, tani e ka zëvendësuar me Tesla Model 3 sepse e konsideron si shumë më të përshtatshme.

Megjithëse të dyja janë të fuqishme, me një mbushje të Model 3 mund të kalohen 380 kilometra, derisa kjo polici lëvizë në baza ditore prej 130 kilometra deri në 200 kilometra. Gjatë tërë vitit, gjatë kësaj kohe do jenë shpenzuar deri në 18 mijë euro, ndërsa për mbushjen e baterive të makinës Tesla, nuk nevojitet më shumë se 1,500 euro.

Pagesa për Dodge Charger është 30,600 euro, derisa për Tesla Model 3 duhet paguar 38 mijë euro, mirëpo, por kursimi për benzinë do e mbulojë këtë investim.

Në përgjithësi, Tesla Model 3 po konsiderohet më e mirë për nevojat policore se sa Dodge Charger, sepse i ka edhe pjesët më të lira, të qëndrueshme dhe të mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat