Volkswagen ndryshon logon, kështu do të duket e reja

Auto

Volkswagen ndryshon logon, kështu do të duket e reja

Më: 2 shtator 2019 Në ora: 18:55
Volkswagen

Volkswagen heq logon e tyre ikonike!

Volkswagen do të përdorë panairin në Frankfurt për të zbuluar zyrtarisht një logo të re.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, prodhuesi i veturave me bazë në Wolfsburg gjithashtu ka filluar përdorimin e logos në fushatën e saj të reklamave Hello Light, por dizajni i ri do të shfaqet pak më ndryshe në vetura.

Logoja e re, më dy-dimensionale do të zëvendësojë atë që u prezantua në vitin 2000, e cila paraqiti një sipërfaqe tre-dimensionale.

Logoja e re është më e afërt me versionin e pasluftës – ndryshimi më i madh do të jetë një unazë më e trashë e jashtme.

Me vetëm dy ngjyra kryesore, logoja e re mund të duket më e ashpër, duke marrë parasysh nuancat e ndryshme të ngjyrës blu që logoja në dalje kishte shfaqur.

Supozohet se Golfi i gjeneratës së tetë do të jetë automjeti i parë i prodhuar që paraqitet me logon e re.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat