Bugatti arrin shpejtësinë rekord mbi 490 km/h - Bota Sot
Bugatti arrin shpejtësinë rekord mbi 490 km/h

Auto

Bugatti arrin shpejtësinë rekord mbi 490 km/h

Më: 3 shtator 2019 Në ora: 07:59
Bugatti

Pasi u bë i pari që theu barrierën 400 km/h me Veyron në vitin 2005 dhe më pas 430 km/h me Super Sportin në vitin 2010, Bugatti tashmë ka thyer një tjetër rekord sa i përket shpejtësisë.

Sipas revistës Top Gear të Britanisë, një prototip Chiron, i drejtuar nga Andy Wallace arriti shpejtësinë prej 304.77 mph ose 490.48 km/h në pistën e testimit të makinave të Volkswagen në Gjermani.

Bugatti modifikoi makinën e saj Chiron duke bashkëpunuar edhe me Dallara dhe Michelin.

Kompania modifikoi edhe trupin e makinës për të përmirësuar aerodinamikën.

Gomat gjithashtu u prodhuan ekskluzivisht nga Michelin për këtë makinë të cilat ishin të përforcuara për t'i bërë ballë kësaj shpejtësie jashtëzakonisht të lartë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...