Bugatti vendos rekord botëror për shpejtësi

Auto

Bugatti vendos rekord botëror për shpejtësi

Më: 4 shtator 2019 Në ora: 20:11
Foto

Bugatti është kompania e parë në botë që prodhon makina për përdorim personal (jo garash), dhe që ka kapur shpejtësinë 490 km/orë. (Rekordi i vendosur nga makinat e garave është 804 km/orë.)

Për të arritur këtë, kompania bashkëpunoi me kompaninë italiane të prodhimit të makinave të garave, “Dallara”, duke modifikuar një model “Chiron”, që po të blihet normalisht nga kompania kushton rreth 3 milionë dollarë.

Chiron-i i modifikuar u drejtua nga piloti Endi Uallas, dhe prova u bë te pista private e Volkswagen-it, “Ehra-Lessien”, në Gjermani. Bugatti është një kompani në pronësi të Volkswagen Group, që gjithashtu zotëron edhe Lamborghinin dhe Bentley-n.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat