Vetura garuese e Volkswagen përshkon rrugën më të rrezikshme në botë

Auto

Vetura garuese e Volkswagen përshkon rrugën më të rrezikshme në botë

Më: 15 shtator 2019 Në ora: 14:13
Foto ilustrim

Volkswagen, kompani gjermane për prodhimin e veturave, i ka vënë vetës misionin e arritjes së një numri të madh rekordesh me veturën garuese ‘Volkswagen ID. R’.

Kësaj radhe, modeli garues i kompanisë gjermane ia ka mësyer një ndër majave më të larta në Kolorado, përkatësisht asaj të ‘Pikes Peak’. Lartësia e saj mësohet të jetë përreth 4,400 metra.

Me peshë prej 1,100 kilogramësh dhe fuqi prej 670 kuaj-fuqish, mrekullia teknologjike ka vendosur një rekord të ri, duke u bërë vetura e parë elektrike që përshkon këtë rrugë gjarpërore.

Rruga posedon gjithsej 99 kthesa, të cilën ‘ID. R’ ka arritur ta kalojë për 7 minuta dhe 38,585 sekonda.

Volkswagen së fundmi ka marrë përfaqësinë e veturave garuese në gamën e makinave elektrike në Kinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat